Kupa e golave për… rekord

U luajtën sot 16 ndeshjet e turit elimintaor të edicionit të 73-të të Kupës së Shqipërisë. Rekord historik i Flamurtarit.

Në këtë raund merrin pjesë 2 ekipet e renditura në vendin e 9-të dhe të 10-të të “Abissnet Superiore” në Sezonin 2023-2024 si dhe 12 ekipet pjesëmarrëse në kampionatin e Kategorisë së Parë në Sezonin 2023-2024, 16 ekipet e renditura në tetë vendet e para të Kategorisë së Dytë të grupeve A dhe B në sezonin 2023-2024, si dhe dy ekipet e kualifikuara nga turi para-eleminator.

Ndërkohë shifra të thellë e të pazakontë në shumë fusha. Kryesisht ajo e Flamurtarit 15-1 ndaj Devollit por dhe ato të Luzit, Korabit, Besës, Vorës. Në total, 77 gola.

Befasia erdhi nga Lushnja e cila u mund në shtëpi nga Oriku 0-1. Të 16 skuadrat e kualifikuara do të luajnë sipas formatit të përcaktuar me 20 nëntor për të prodhuar 8 skuadrat të cilat do të përballen me 8 skuadrat e Superiores.

Rezaultatet ndeshjeve të sotme:

Kastrioti- Butrinti 3-1

Erzeni- Naftëtari 1-0

Valbona- Besëlidhja 1-0

AF Elbasani- Turbina 4-0

Tomori- Iliria 1-2

Flamurtari- Devolli 15-1

Besa- Tërbuni 4-3

Apolonia- Këlcyra 3-0

Burreli- Sopoti 4-0

Kukësi- Albanët 6-0

Pogradeci- Luftëtari 2-0

Bylis- Adriatiku 5-1

Luzi 2008- Shkumbini 5-0

Vora- Gramshi 6-1

Korabi- Veleçiku 5-2

Lushnja-Oriku 0-1/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!