Daniel debutoi me Italinë, Paolo: Emocion më i fortë se kur luaja vetë

I biri i Paolos dhe nipi i Çezare Maldinit, Daniel Maldini, u aktivizua nga trajneri Spaleti kundër Izraelit duke vendosur një rekord brezash.

Një ditë pas debutimit të të birit, kthehet të flasë Paolo i cili ndër të tjera tha:

“Ajo që kam përjetuar janë emocione të ngjashme me babin, të cilat janë shumë më të forta se ato të të luajturit futboll”.

Pak orë pas natës magjike të familjes Maldini, Paolo ende flet me emocion për debutimin e djalit të tij Daniele për Italinë, i cili u zhvillua mbrëmjen e së hënës në ndeshjen e Ligës së Kombeve kundër Izraelit dhe u përjetua nga babai i tij nga tribunat e stadiumit Bluenergy (Udine):

“Karriera ime si profesionist filloi këtu në Udine, unë kthehem gjithmonë me shumë dëshirë” – tha ish-kapiteni i Milanit.

Ndërkohë Daniel tha pas ndeshjes debutuese: “Ishte emocion i jashtëzakonshëm. Krenari e madhe për mua. Ende se kam takuar babanë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!