Laçi mbjell fushën, me Vllazninë në…Tiranë

Në pikë kritike për pikë Laçi me Françesko Morieron në debutim, do duhet të spostojë ndeshjen e 19 tetorit jashtë strehës së tij.

Shkak bëhët rimbjellja e fushës së stadiumit “Laçi” e cila i bashkohet disa impianteve të tjera në “kultivim” stinor.

Në kushte të tilla, drejtuesit e klubit gjëndën në punë për të gjetur një fushë të lirë të shtunën teksa me shumë mundësi do të stacionohen në Kompleksin ‘Partizani’ si pritës me shkodranët.

Megjithatë ende nuk ka asgjë zyrtare ndërsa alternativa të tjera qëndrojnë po aq pranë. Laçi-Vllaznia, java e 9-të, ka si start orën 14:00./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!