Liga e Kombëve/ Çekia merr kreun, Shqipëria shanse për vendin e parë
Fatet e Grupit B1 vendosën muajin e ardhëshëm. Kuqezinjtë presin Çekinë më 16 nëntor në orën 20:45, ndërsa ndeshja e fundit më 19 nëntor ndaj Ukrainës po në Tiranë (20:45).
Me përfundimin e dy ndeshjeve të sotme në Ligën B1 grupi i Shqipërisë u konfigurua ndjeshëm. Fitorja e Shqipërisë në Gjeorgji me vendasit 0-1 dhe barazimi 1-1 mes Ukrainës dhe Çekisë në Poloni, kanë filtruar në krye Republikën Çeke me 7 pikë.
Shqipëria dhe Gjeorgjia ndjekin me nga 6 pikë ndërsa mbyll Ukraina me 4 pikë.
Tani kur kanë mbetur dhe dy raunde me kuqezinjtë që presin dy kombëtaret e Republikës Çeke dhe Ukrainës situata është dukshëm në favor të skuadrës shqiptare.
Në fakt, Çekia pas Shqipërisë ka ndeshjen e fundit me Gjeorgjinë në shtëpi ndërsa parë pozicionet eventuale në tabelë, nëse Shqipëria i fiton të dyja takimet shtëpiake, me shumë mundësi do të fitojë grupin./Sportiim.al/
Klasifikimi pas 4 raundeve: