Ballkani- Prishtina, Pollozhani debuton si trajner i kampionëve

Në Superligën e Kosovës sot dita e debutimit të Artim Pollozhanit si trajneri i ri i Ballkanit. Në Suharekë për javën e pestë me fillim orën 15:00 dueli i shumëpritur Ballkani- Prishtina.

Po sot takimi tjetër Ferizaj- FC Suhareka që drejtohet nga Shpëtim Duro e që në mënyrë surprizë debutuesja gjëndët në krye me 7 pikë aq sa Ballkani (me një ndeshje më shumë) dhe Prishtina e Malisheva.

Të gjitha nga 7 pikë (interesant fakti që në këtë periudhë të kampionatit shqiptar dhe kosovar kryesojnë në të dyja ligat nga katër skuadra me nga 7 pikë).

Ndërkohë kjo javë e ‘Albi Mall Superliga’ e Kosovës do të vijojë me dy takime të tjera nesër dhe një i fundit të hënën.

Java e 5-të Superliga Kosovë:

Sot ora 15:00

Ballkani-Prishtina

Ferizaj FC Suhareka

Të dielën:

Dukagjini- Malisheva

Llapi- Drita

Të hënën:

Gjilani-Feronikeli 74/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!