Ballkani thyen Prishtinën, Suhareka e Duros nuk ndalet
Artim Pollozhani e nis me triumf aventurën e tij si trajner i Ballkanit. Në duelin me Prishtinën luajtur në Suharekë, Ballkani fitoi me rezultatin 1-0 falë golit të Karricës shënuar në minutën e 82-të.
Ndërkaq skuadra e Suharekës debutuese në Superligën e Kosovës vijon të surprizojë. Ekipi i trajnerit Duro ka mundur Ferizajn në udhëtim 0-1. Shënoi Liridon Fetahaj në minutën e 30-të.
Pas kësaj jave të pestë (luajtur pjesërisht) kryesojnë Ballkani dhe Suhareka e me nga 10 pikë por ekipi i Duros ka një ndeshje më pak./Sportiim.al/