Ballkani, Drita e Deçiç, sfida vendimtare në Europë
Turi i tretë i Conference League në morinë e ndeshjeve të kthimit, sheh të impenjuara sot dhe tre skuadra shqiptare, ende në garë.
Ballkani dhe Drita nga kampionati kosovar dhe Deçiç Tuzi nga Mali i Zi, luajnë sot shanset e mëdha për të kaluar në fazën Play Off të UEFA Conference League.
Kampionët e Superligës së Kosovës të drejtuar nga Ilir Daja këtë radhë pritet ta kenë shumë të vështirë pasi ndaj irlandezëve të Larne e kanë humbur duelin e parë të luajtur javën e kaluar në “Fadil Vokrri” (0-1). Sidoqoftë suharekasit kanë treguar shpesh si dinë të shpërfaqen si lider në këto nivele.
Ndërkohë Drita e Gjilanit ka realisht mundësi më të shumëta për të ecur. Ndaj letonezëve të Auda-s vërtetë humbën në transfertë 1-0 por në shtëpi (“Fadil Vokrri”), parë dhe nivelin e rivalit, mund të jenë skuadra që kalon për më tej.
E vështirë edhe për skuadrën nga Tuzi kjo ndeshje e kthimit e cila zhvillohet në Nikshiq. Ndaj HJK Helsinkit plot përvojë në Europë, Deçiç lipset të jetë në superformë për të kthyer shifart 1-0. /Sportiim.al/
Sot, Conference League:
Drita- Auda (0-1) 20:00 (në Prishtinë)
Larne- Ballkani (1-0) 21:00
Deçiç Tuzi– HJK Helsinki (0-1) 21:00 (në Nikshiq)