Godet sërish Milan, Fofana vishet kuqezi
Milani ka mbyllur tratativat për afrimin e Jusuf Fofana. Lojtari i Monakos në Ligue 1 bëhët futbollisti i radhës teksa në fund të një negociate shumë të gjatë përqafon kuqezinjtë.
Në fakt drejtuesit e Milanit nuk u dorëzuan kurrë, të bindur për vlefshmërinë e ofertës së tyre dhe të fortë në dëshirën e lojtarit për të luajtur në San Siro.
Marrëveshja u mbyll për rreth 25 milionë euro, përfshirë bonuset, dhe lojtari do të nënshkruajë një kontratë katërvjeçare me opsionin e klubit. një vit tjetër.
Mesfushori sipas TMW, pritet në Itali nesër në mbrëmje me një fluturim nga Nica. Të shtunën në mëngjes vizitat e zakonshme mjekësore para nënshkrimit të kontratës në ‘Casa Milan’, ndërsa në mbrëmje ai mund të prezantohej para tifozëve në ‘San Siro’ me rastin e Milan-Torino, ndeshja e parë e kuqezinjve në Serie A 2024/2025.