Superkupa i besohet arbitrit helvet Sharer

Real- Atalanta këtë mbrëmje 21:00, do të drejtohet nga një trupë zviceriane e drejtuar nga 36 vjeçari që u lidh dy herë me Shqipërinë.

Zvicerani Sandro Sharer arbitri i katërt në finalen e Ligës së Konferencës Roma- Fejnrod (1-0) 25 maj 2022 në ‘Air Albania Stadium’ do të drejtojë finalen e mbrëmjes së sotme Real Madrid- Atalanta. Por edhe në Grupin e Shqipërisë me Kroacinë (Euro 2024, 2-2) helveti ishte i katërt.

Takimi i vlefshëm për Superkupën e Europës është programuar të zhvilohet në Varshavë (National Stadium) me fillim orën 21:00.

Formacionet e mundshme:

Real Madrid: Kurtua; Karvajal, Militao, Rudiger, Ferland Mendi; Tçouaméni, Valverde, Belingham; Rodrigo, Mbape, Vinicius Zhunior. Trajner: Ançeloti

Atalanta: Muso; Gjimshiti, Hien, Kolasinaç; Zapakosta, De Run, Ederson, Ruxheri; Pasaliç/Retegui; De Ketelaere, Lukman: Trajner: Gasperini.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!