Mbape e nis si galaktik, gol në Superkupë, trofeu i Realit

Superkupa e Europës: Real Madrid- Atalanta 2-0 (Valverde 59′, Mbape 68′)

Kompeticion madhor, histori e njëjtë. Real Madrid mundi këtë mbrëmje Atalantën me shifrat 2-0 duke merituar Superkupën e gjashtë në Europë.

Në fakt suksesi i madrilenëve ishte rrjedhë logjike parë cilësitë e skuadrave mirpo goli i dytë shënuar nga Kilian Mbape i hapi udhë futbollistit francez për të nisur atë karrierë brilnate që të gjithë presin.

Në Varshavë, kampionët e Evropës mundën 2-0 Atalantën, e cila luajti si e barabartë për një orë lojë. Madje italianët patën një pjesë të parë të mirë, duke mbajtur spanjollët nën kontroll dhe ishin pranë golit në minutën e 25-të, kur Militao dërgoi në këndin e djathtë të Kurtua topin e De Run.

Reali në fakt dominoi në kontrollin e lojës, shfaqet rrezikshëm me Rodrigon i cili godet traversën. Pjesa e dytë fillon me një pritje fantastike të portierit Kurtua në goditjen me kokë të Pasaliç,

Më pas Belingham merr drejtimin e skuadrës (u shpall njeriu i ndeshjes) duke qënë shpesh vendimtar në ofensivën e Los Blancos.

Në minutën e 59-të Valverde shënoi në portën bosh pas një lëvizje dërrmuese të Vinicius nga e majta.

Më pas skena e gjitha e Mbapesë. Francezi ndoqi një top të ardhur nga këmbët e Belingam teksa me një goditje vrastare në zonë, gjën këndin e majtë të portierit bergamask. Deri në fund asgjë, Reali supermbreti i Europës./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!