Beshiktash mbyll tratativat për Kiezën

Zëvëndës presidenti i Beshiktash Hysein Jyçel, konfirmoi interesimin e klubit turk për Federiko Kiezën, por mbylli menjëherë derën për afrimin e sulmuesit të Juventusit në Turqi:

“Në kohët e fundit është folur shumë te Besiktash për emrin e lojtarit të Juventusit Federiko Kieza, dhe ne vazhdojmë ta bëjmë këtë. Është e vërtetë që kemi rreth 10 ditë që jemi të interesuar për të, si pjesë e komunikimit transparent që kemi bërë deri tani.

Do të doja të theksoja se paga e lojtarit është 9 milionë euro dhe se klubi i tij pret një tarifë prej 15 milionë eurosh. Kemi bërë ofertën tonë por pritshmëritë nuk ishin ato që duheshin prandaj, nga sot Kieza nuk është në axhendën e Besiktashit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!