Fiton Ballkani, në Maqedoni dy derbe shqiptare
Suhareka, skuadra debutuese e Superligës së Kosovës me trajner Shpëtim Duron, merr pikën e parë që në start ndaj Prishtinës, skuadrës më të titulluar në Kosovë.
Superliga e Kosovës dhe Liga e Parë e Maqedonisë së Veriut luajtën sot ndeshje të javës së parë të sezonit futbollistik 2024/2025.
Në Kosovë, Ballkani fitoi 2-0 me Dukagjinin ndërsa Prishtina-Suhareka u ndal në mënyrë befasuese 0-0.
Ndërkohë sot nisi java e parë e kampionatit elitar në Maqedoni të Veriut. Spikatën dy derbe shqiptare me Besa Dobërdoll- Shkëndija 1-3 dhe Shkupi- Vorska Sport 3-3. Kalon me vështirësi Struga e Osmanit 1-0 me një gol në minutën e 89′. Gostivari barazon në fushën e Pelister 1-1.
Java e parë: Maqedoni e Veriut
Struga- Tikves 1-0
Pelister- Gostivari 1-1
Rabotniçki- Sileks 1-0
Shkupi- Vorska Sport 3-3
Strumica- Vardar 20:00/Sportiim.al/