Historike/ Gjashtë skuadra shqiptare në elitën e futbollit maqedonas

sportiim2

Dy derbe shqiptare në javën e parë. Besa Dobërdall- Shkëndija dhe Shkupi- Voska Sport.

Përgatiti: Isuf Myrtaj

Struga Trim&Lum, Shkupi, Shkëndija Tetovë, Besa Dobërdoll, Gostivari, Voska Sport nga Ohri janë 6 skuadrat shqiptare që nga nesër garojnë në ‘Prva Liga’ të Maqedonisë së Veriut.

Ky edicion, në mënyrë spektakolare do të nisë me numër të barabartë skuadrash pjesëmarrëse pasi nga 12 ekipe, gjysma (6) janë shqiptare. Ekipi fundit i ngjitur në elitën e futbollit maqedonas, Besa Dobërdall, vjen nga zona e Gostivarit ndërsa materiali shoqërohet pikërisht me ‘Besën’ e brishtë debutuese në ballinë.

Ndërkaq të pesë duelet do të zhvillohen në orën 17:00 teksa takimi i fundit ndërmjet Strumicës dhe Vardarit të Shkupit luhet po nesër në 20:00.

Java e parë Maqedoni e Veriut 11 gusht 2024:

Besa Dobërdoll- Shkëndija Tetovë

Struga- Tikves

Pelister- Gostivari

Rabotniçki- Sileks

Shkupi- Vorska Sport

Strumica- Vardar 20:00

?>