Starton Superliga e Kosovës, nesër radha e Maqedonisë së Veriut
Traneri i Gjilanit Ardian Nuhiu u shfaq i dëshpëruar pas barazimit të Llapit në fund të ndeshjes. ‘Merituam 3 pikë’
Nisi sot me dy takime edicioni i ri i Superligës së Kosovës. Ferizaj i rikthyer në elitë pas një edicioni në nivelin e dytë kosovar mundi Feronikeli 74 me shifrat 2-1.
Ndërkohë dueli tjetër i luajtur në Podujevë mes Llapit dhe Gjilanit u ndal te barazimi 1-1. Nesër Ballkani- Dukagjini dhe Prishtina- Suhareka (17:00). Drita- Malisheva është shtyrë pasi gjilanasit luajnë të enjten me Auda në Conference League.
Sakaq edhe kampionati i Maqedonisë së Veriut starton nesër e diel 11 gusht./Sportiim.al/