Testi/ Derbi juglindor, Pogradeci fiton ndaj Skënderbeut
Miqësore/ Skënderbeu-Pogradeci 1-2
Shënues: Xhixho 91’ (11-m) / Pere 29’, Topllari 47’
Skënderbeu thuajse i gjithi me të rinj dhe Pogradeci i Kategorisë së Parë kanë luajtur sot një ndeshje miqësore, në stadiumin ‘Skënderbeu’
Ndeshja nisi me ritëm shumë të ulët aq sa kur po mbyllej gjysmë ore lojë rastet nuk dukeshin askund. Pikërisht këtu dueli ndizet pasi në minutën e 29-të Pogradeci fiton një 11-metërsh.
Goditja e Danland ndalet nga Roko, teksa Pere ndjek aksionin dhe shënon 0-1 për liqenorët (29′). Në start të së dytës sërish ka gol për ekipin e Samuel Nikajt ndërsa Topllari me kokë i i dërgon shifrat në 0-2 për Pogradecin.
Korçarët shënojnë në limite të ndeshjes Xhixho ngushton rezultatin përmes një 11-metërshi për 1-2 final.
Formacionet startuese:
Skënderbeu: Roko, Shaqe, Zenullari, Vaskez, Lamellari, Pecani, Krasniqi, Xhixho, Grezda, Franklin, Çuçka. Tr: Ivan Gvozdenoviç.
Pogradeci: Angjelofski, Hysenllari, Pere, Ivani, Kastrati, Pengu, Cipiano, Danland, Qeleshi, Topllari, Beçka. Tr: Samuel Nikaj