Prezantohet Luçesku, trajneri: Doja të punoja falas te Rumania
Luçesku: “I pari që më uroi ishte kreu i kombëtares hungareze Marko Rosi. Ai ishte lojtari im te Breshia 30 vite më parë”.
Rumania prezantoi sot zyrtarisht 79 vjeçarin Mirçea Luçesku si trajner të ri të saj. Trajneri më i titulluar në planet e kishte drejtuar skuadrën rumune mes viteve 1981 dhe 1986.
Gjatë konferencës për shtyp ai dha disa detaje pse pranoi të rikthehej në krye të kombëtares së vendit të tij.
Luçesku: “Doja të stërvitja Rumaninë falas. Më thanë se është e pamundur. Në rregull, më paguani atë që keni paguar trajnerin e fundit. Tani, unë fitoj më pak në një vit në krahasim me atë që fitoja në një muaj diku tjetër. Nuk më interesojnë paratë, thjesht dua të performoj”.