Miqësore në Durrës, Teuta-Laçi…
Numër i lartë tifozësh në ‘Niko Dovana’ për të ndjekur miqësoren Teuta-Laçi.
Me start orën 17:45 u luajt testi miqësor mes Teutës dhe Laçit. Nje fraksion i parë i cili nisi me formacionet kryesore dhe me ritmin e një dueli zyrtar.
‘Djemtë e detit’ e nisën më mirë duke rrezikuar dy herë kuadratin e Dajsinanit. Në minutën e 32′ nga zhvillimet e një kendorje Teuta kalon përpara me golin e Emiljano Vilës (me kokë).
Kurbinasit regojnë shpejt teksa dy herë Ujka dhe një herë Kordiero iu afruan golit.
E dyta:(shumë ndryshme)
Në të 55′, Mjaki për bardhezinjtë me porten bosh e godet topin jashtë. Në të 64′ Teuta dyfishon me shkodranin Preknicaj (u hedh më fushë pjesën e dytë) 2-0.
Tresa per Laçin godet traversën në të 74′. Në të 90′ Bibo nga jashtë zone gjen golin per kurbinasit për 2-1 final.
Gjykon Klodian Shahini.
Formacionet startuse :
Teuta:Vata; Kotobelli, Ardit Peposhi, Marku, Gjini, Kruja, Beqja, Lloci, Boçi, Ergys Peposhi, E. Vila. Tr: E Martini
Laçi: Dajsinani, Kurti, Lleshi, Mjaki, Prodani, Bajramaj, Manellari,Kryeziu, Ujka, Tresa, Kordiero. Tr: A. Cungu.