Ballkani tregon forcë, Drita bën ‘dritë’, Struga ndal udhëtimin

Mbrëmje fantastike për ekipet shqiptare Balakni e Drita. Suharekasit e Dajës mbajnë premtimin dhe kthehente suksesi në Maltë. Kështu, vijon rrugëtimi në turin e tretë të Conference League për Ballkanin por dhe për Dritën, teksa drejt asaj rruge duket se po shkon edhe Deçiç Tuzi. Zhgënjen sakaq Struga e Qatip Osmanit që nuk kalon dot Pjunik pavarësisht fitores në ndeshjen e parë.

Ballkani rikthehet te suksesi europian pasi eleminoi ekipin nga Malta të Hamrun Spartans. Barazimi pa gola një javë më parë u ndoq nga fitorja 0-2 në transfertë.
Shënuan Hamidi (një supergol) dhe Karrica, ky i fundit me penallti.

Për Dritën mjaftuan 2 fitore minimale përballë islandezëve të Breidablik. 1-0 përfundoi dueli i sotëm luajtur në Podujevë me Kastriot Selmanin protagonist.

Sakaq Struga e mbyll këtu me Europën. Armenët e Pjunik hodhën poshtë fitoren e maqedonasve me triumfin e ditës së sotme në shtesë ndërsa për Deçiç Tuzin kualifikimi është historik pasi sot barazoi 0-0 në të kthimit teksa kishte fituar në udhëtim me 2 gola diferencë.

Sa i përket asaj çfarë i pret skuadrat shqiptare në turin e tretë, Ballkani do të ndeshet me irlandezët e Larne, Drita me fituesen e çiftit Cliftonville/Auda, ndërsa Deçiç Tuzin e pret Helsinki.

Conference League, turi i dytë:

Drita – Breidablik 1-0 (3-1)
Pjunik – Struga 3-1 (4-3)
Hamrun Spartans – Ballkani 0-2 (0-2)
Deçiç Tuzi – Dinamo Batum 0-0 (2-0). /Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!