Italia dorëzon ‘trofeun’, Zvicëra e Xhakës e turpëron

Zvicëra me yllin e saj Granit Xhaka, zvogëlon Italinë e Spaletit duke e dominuar në çdo drejtim.

Euro 2024: Faza për 1/8-at
Zvicër – Itali 2-0 ( Frojler 37′, Vargas 46′)

Zvicra është në çerekfinale të Euro 2024 si skuadra e parë që mbërrin në këtë fazë pasi ia doli të eleminonte kampionët në fuqi të Italisë.

Më e qartë loja e zviceranëve që në start me gjithçka që vjen e konkretizohet pak minuta nga fundi i pjesës së parë nga Frojler e ndërsa do të vuloset në start të së dytës.

Vargas shënon dhe golin e sigurisë për Zvicrën e kapitenit Xhaka duke e kthyer në malore për italianët që e mbyllin me kaq Europianin e tyre duke “dorëzuar” kurorën më pritje të një tjetër ekipi që do të fitojë titullin më të rëndësishëm të futbollit europian.

Sakaq, për Zvicrën në çerekfinale shorti ka rezervuar përballjen me fituesen e çiftit Angli – Sllovaki. Pas pak, në Dortmund, Gjermani – Danimarkë./Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!