Gjermania largon…’retë’, e pret “Spanja”

Kombëtarja e Nagelsman dominon danezët, Andersen i bën të gjitha.

Euro 2024:
Gjermani – Danimarkë 2-0

Mes vetëtimave, ndërprerjeve të gjata, golave të anuluar, drithërmave e emocioneve të shumta, të zotët e shtëpisë vijojnë të bëjnë ligjin dhe arrijnë kualifikimin për në çerekfinale.

Përballë Danimarkës, ishin gjermanët ata që dominuan dhe gjetën shumë shpejt golin por nuk mundën ta çonin festën deri në fund pas anulimit për një faull.

Sakaq, stuhia që “mbështjell” Dortmundin e bën të pamundur që pjesa e parë të luhet normalisht. Nevojitet një ndërprerje e konsiderueshme deri në qetësimin e situatës atmosferike në mënyrë që minutat e mbetura të luhen normalisht.

Me nisjen e fraksionit të dytë Danimarka surprizon duke thyer Nojerin e gjermanët por i njëjti episod “dënon” dhe danezët. Pozicioni jashtë loje zhvlerëson golin e Andersen dhe lë shifrat në 0-0.

Prej minutës së 53′-të gjithçka merr rrjedhë tjetër. Penallti e akorduar për vendasit, ekzekutim i saktë i Havertz, pak çaste më vonë vula e Musialës dhe në mbyllje tjetër gol i anuluar për gjermanët.

Kështu, Gjermania likuidon Danimarkën dhe pret biletën për më tej, aty ku e presin favoritët e Spanjës që duhet më parë të kalojnë Gjeorgjinë. Emocionet e Euro 2024 vijojnë…/Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!