Shqipëria shfaqet e madhe, 2-2 me Kroacinë
Silvinjo ndryshon dhe ndez një Shqipëri ndryshe, çfarë klasi nga Laçi e Hoxha me tri pikë që për një orë ishin në ‘portofolin’ e kuq.
Euro 2024, Grupi B:
Kroaci – Shqipëri 2-2 (74′ Kramariç, 76′ (ag) Gjasula / 11′ Laçi, 90’+5′ Gjasula)
Ndeshje dhe barazim dramatik. Avantazh, përmbysje, autogol, festë në shtesë, asgjë nuk mungoi në ndeshjen e Grupit B mes Kroacisë dhe Shqipërisë
Një nisje ndryshe dhe e vrullshme me kuqezinjtë që treguan tjetër nivel përballë Kroacisë së Modriç. Qazim Laçi ishte autori i golit të shënuar në minutën e 11′-të që vulosi dhe rezultatin e pjesës së parë në favor të Shqipërisë.
Shumë raste të shpërdoruara nga Asllani e Manaj, teksa pjesa e dytë i përket kroatëve. Vetëm 2 minuta mjaftuan për të ndryshuar gjithçka. Kramariç për barazimin dhe Gjasula për t’i dhënë avantazhin Kroacisë si për të treguar se lëvizjet e Silvinjos nuk ishin të duhurat.
Asgjë nuk ka përfunduar teksa kuqezinjtë ndizen në shtesë. Për ta shlyer gabimin dhe për t’i dhënë pikën e parë Shqipërisë në grupe, Gjasula nuk lejon humbjen dhe tashmë shënon në portën e duhur.
Megjithatë, 2 pikë të humbura brenda 2 minutave nga 2 gabime të shmangshme. Ndajnë nga 1 pikë Kroacia e Shqipëria, pikët e para në grup për to, teksa kryesojnë Italia e Spanja që përballen ditën e nesërme./Sara Gjidija/