Shqipëria në Hamburg ‘o sot o kurrë’, Silvinjo pret kthesën
Shqipëria në sfidën vendimtare të Euro 2024 që po zhvilohet nga 14 qershori në Gjermani. Pas ndeshjes së parë më 15 qershor ndaj Italisë humbur 2-1, sot kuqezinjtë do të luajë takimin e dytë në Grupin B.
Përballë në Hamburg, do të ketë Kroacinë e Zlatko Daliç e cila u mund thellë në duelin e parë me Spanjën 3-0.
Te kampi shqiptar përkundër zhgënjimit me Italinë, shprehen se janë të vendosur për të bërë një paraqitje tjetër. Ndoshta Silvinjo do mendojë për elemetë të tjerë e taktikë më efikase.
Ndërkohë në kampin kroat Daliç tha në konference se “Shqipëria nuk është Spanja” duke lënë të kuptohet se fitorja është më pranë se kurrë.
Francezi Fransua Lëtekse (35 vjeç) ështëa caktuar nga UEFA për të drejtuar këtë përballje delikate pët të dyja kombëtaret.
Ndërkaq për raundin e dytë në grupe të Euro 2024, sot në fushë edhe Gjermani- Hungari dhe Skoci- Zvicër.
Grupi B:
Kroaci- Shqipëri 15:00
Grupi A:
Gjermani- Hungari 18:00 (në Shtutgart)
Skoci- Zvicër 21:00 (në Këln)