Vlashiç lë Kroacinë, lojtari i Torinos kthehet në shtëpi

Lojtari kroat Nikola Vlashiç i cili në rang klubi luan me Torinon do të largohet nga kampi i ekipit kombëtar dhe do të humbasë pjesën tjetër të Euro 2024 për shkak të një dëmtimi muskulor.

E bën të ditur vetë Federata Kroate e Futbollit në profilet e saj sociale. “Nikola ka bërë shumë përpjekje për të ndihmuar skuadrën në Euro 2024 dhe ai është pjesë e pandashme e ekipit. Fatkeqësisht ky dëmtim i dytë ndodhi dhe unë mund ta falënderoj për gjithçka që ka bërë këtu,” tha trajneri Daliç.

“Më vjen jashtëzakonisht keq që ky dëmtim i ri më pengon të ndihmoj skuadrën. Kam bërë gjithçka që është e mundur për të qenë gati dhe falënderoj trajnerin dhe stafin teknik për mundësinë. Besoj në këtë ekip dhe jam i sigurt se do t’ia dalin. Do të jem tifozi më i madh i tyre!”, ka deklaruar vetë Vlashiç.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!