Konte te Napoli, De Laurentis: Antonio një top- trajner

Antonio Konte zyrtarisht trajner i Napolit. Ish trajneri i Italisë dhe shumë klubeve të njohur ka nënshkruar një kontratë 3 vjeçare deri më 30 qershor 2027 me napoletanët.

Vetë presidenti i klubit De Laurentis e konsideroi një top- trajner në prezantim ndërsa Konte premtoi përkushtim.

“Jam shumë krenar që trajneri i ri i Napolit është Antonio Konte. Antonio është një top trajner, një lider, me të cilin jam i sigurt se rithemelimi i nevojshëm mund të fillojë pas përfundimit të ciklit që na çoi në fitimin e skudetos vitin e kaluar pas shumë sezonesh në majat e futbollit italian, sot hapet një kapitull i ri i rëndësishëm në historinë e Napolit”, deklaroi presidenti Aurelio De Laurentis pas firmës.

“Napoli është një vend me rëndësi globale. Jam i lumtur dhe i emocionuar për idenë për t’u ulur në stolin blu. Sigurisht që mund të premtoj një gjë, do të bëj maksimumin për rritjen e ekipit dhe klubit. Përkushtimi im së bashku me atë të stafit tim, do të jetë totale”, tha Konte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!