Hoselu mbetet te Reali, klubi paguan kartonin

Fitimi i Champions League për herë të 15-të, shton alternativat e klubit të bardhë. Hoze Luis Mato Sanmartín i njohur si Hoselu mbetet në Madrid.

Në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve Hoselu u bë hero me dy gola të çmendur kundër Bajern Mynih dhe falë asaj ndeshje të kthimit ai fitoi konfirmimin si futbollist edhe në vijim te Real Madrid.

Një vit më parë Los Blancos e mori Hoselu-n në huazim nga Espanjol për 500 mijë euro, me të drejtë blerje të caktuar 1.5 milionë euro.

Pati një klauzolë në kontratë që i lejonte Real Madridin të thoshte fjalën e fundit për këtë çështje. Ta mbante apo të rikthente. Sipas asaj që raporton The Athletic, nuk ka asnjë dyshim: Hoselu do të qëndrojë në Real Madrid. Kundrejt vlerës së parashikuar në kontratë./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!