Euro ‘Zvicër 2025’/ Estoni– Shqipëri, Kombëtarja e vajzave gati

Kombëtarja shqiptare e vajzave zhvilloi sot seancën zyrtare stërvitore në stadiumin “Le Coq” Arena të Tallinit, duke mbyllur kështu edhe përgatitjet për duelin e rëndësishëm të kualifikueseve të EURO 2025 ndaj Estonisë.

Vajzat kuqezi nën drejtimin e trajnerit Armir Grima dhe stafit teknik u stërvitën për më shumë se një orë në stadiumin e ndeshjes, duke provuar vendosje taktike dhe situata të ndryshme loje.

Forma e futbollisteve është e mirë dhe deri më tani nuk ka probleme fizike për asnjërën me atmosferën që është shumë pozitive dhe i gjithë grupi është optimist për një rezultat të mirë.

Sfida Estoni– Shqipëri do të luhet më 31 maj 2024, ora 18:00 (cet 17:00) në stadiumin “Le Coq” Arena të Tallinit, sfidë e vlefshme për eliminatoret e EURO 2025./FSHF/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!