Episodi ‘Kukureja’/ Tifozët peticion për riluajtje të Spanjë-Gjermani
- Tifozët e Gjermanisë kanë nisur një peticion që çerekfinalja e tyre në Euro 2024 të riluhet. Ata nisin peticionin me 500,000 vota pro luajtjes së ndeshjes Spanjë-Gjermani.
Tifozët gjermanë kanë nisur një peticion për të riluajtur çerekfinalen e tyre në Euro 2024 me Spanjën pas një loje të diskutueshme me dorë që çoi në eleminimin e gjermanëve.
Skuadra e Julian Naglesman u largua nga Euro 2024 nga ekipi i Spanjës të premten falë një goli në minutën e 119-të shënuar nga Mikel Merino i cili goditi me kokë për të lumturuar Spanjën.
Megjithatë, gjermanët besojnë se duhej të kishin marrë një penallti përpara se Merino të shënonte golin e artë për spanjollët. Gjuajtja e Jamal Musiala-s goditi dorën e Mark Kukurejas më herët në kohën shtesë ndërsa gjyqtari i Premier League Entoni Tejlor lejoji lojën, pavarësisht thirrjeve të mbështetësve të vendit pritës për një penallti të pastër./Sportiim.al/