Reagimi/ Real Madrid: Kros legjëndë e klubit dhe botës…

Ishte e papritur por Toni Kros njoftoi sot në rrjetet sociale largimin nga futbolli i luajtur pas Kampionatit Europian “Gjermani2024”.

Në njoftimin e tij mesfushori gjerman falënderoi Real Madridin për një dekadë të lavdishme e plot trofe.

Më pas ka reaguar edhe Real Madrid, i cili po përmes rrjeteve sociale zyrtare ka falënderuar mesfushorin për kontributin e tij madhor në dekadën e fundit.

“Real Madrid dëshiron të shprehë mirënjohjen dhe dashurinë e tij për Toni Kros, një lojtar që tashmë është pjesë e historisë së Real Madridit dhe që është një nga legjendat e mëdha të klubit tonë dhe futbollit botëror.

Toni Kros mbërriti në klubin tonë në vitin 2014 dhe ka qenë një lojtar themelor në një nga periudhat më të suksesshme në historinë 122-vjeçare të Real Madridit.

Gjatë dhjetë sezoneve në të cilat ai ka mbrojtur fanellën dhe stemën tonë, ai ka fituar 22 tituj në 463 ndeshje deri më sot: 4 Liga të Kampionëve, 5 Kupa të Botës për Klube, 4 Superkupa të Evropës, 4 La Liga, 1 Copa del Rey dhe 4 Superkupa të Spanjës.

Përveç titujve të tij me Real Madridin, Toni Kros u bë kampion bote me ekipin gjerman në Kupën e Botës 2014 në Brazil.

Toni Kros do të mbetet përgjithmonë në zemrat e të gjithë tifozëve madrilen për përsosmërinë e futbollit të tij dhe për të qenë një lojtar që ka dhënë gjithçka për këtë fanellë, duke përfaqësuar gjithmonë vlerat e Real Madridit”, shkruan klubi i bardhë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!