Gjimshiti para finales së Dublinit: Ëndërr, të qëndrojmë të bashkuar

Kapiteni kuqezi mund të jetë nesër kapiten i Atalantës në finale të Europa League

“Këto janë emocione të bukura, ne jemi të lumtur që kemi arritur deri këtu. Nuk ndodh çdo ditë dhe ka qenë një ëndërr që kur ke qenë fëmijë. Nesër fusha do të ketë rëndësi.”

Kështu tha kapiteni i Atalantas, Berat Gjimsiti për Sky Sport në prag të finales së Ligës së Evropës në Dublin kundër Bajer Leverkusen.

“Të jesh kapiten është një krenari e madhe, do të na mungojë Marten (De Run, red.) por do të jetë në dorën tonë të luajmë për të. Unë mund të jem kapiten, por ka shumë prej nesh në ekip që jemi kapitenë. Ne luajmë së bashku dhe fitojmë së bashku”, shtoi ai.

“Pikët e dobëta të Leverkusenit ? Nuk ka nevojë për shumë fjalë, ata nuk humbën asnjë ndeshje dhe fituan me meritë Bundesligën. Ata janë një ekip i madh me individualitet të mirë. Dy vite më parë ne u përballëm me ta, tani me Çabi Alonson luajnë të gjithë bashkë dhe janë shumë të shpejtë në kundërsulm”, ka shpjeguar mbrojtësi shqiptar.

“Ata që e njohin Atalantën e dinë që mbrojtja fillon me presionin e sulmuesve. Dhe kur sulmojmë fillojmë nga mbrojtësit. Do të jetë një garë e vështirë për t’u përballur. Ata janë të shpejtë dhe ne do të duhet të jemi të kujdesshëm. Do të duhet të jemi kompakt. Çdo gabim në finale mund t’ë kushtojë shtrenjtë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!