Champions/ Dortmund- PSG, gjysmëfinalja e “verdhë”

Në 21:00 gjysmëfinalja e vajtjes Dortmund- PSG. Anglezi Entoni Tejlor drejton takimin në ‘Signal Iduna Park’

Pas Bajern- Real (2-2) luajtur dje në Mynih sot Dortmund- PSG në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Do të luhet në ‘Iduna Park’ me vendasit e Edin Terziç që do të tentojnë të mbajë poshtë francezët e Luis Enrikes.

Nëse te ekipi i spanjollit skuadra ka ruajtur trendin e kryesimit absolut në Ligue 1 teksa që javën e ardhëshme hap shampanjën e titullit, te gjermanët verdhezinj situata duket mjaft e grirtë me Dortmund që aktualisht është jashtë zonës Champions.

Sidoqoftë këtë mbrëmje në 21:00, vendasit të mbështetur nga më shumë se 75 mijë (kapaciteti i impiantit 81 365 vende) njerëz pritet të luajë shumë objektivë brenda një takimi…

Në anën tjetër Mbape me shokë. Grup solid e i frikshëm. Ndoshta viti i parizienëve për të shkuar te trofeu i 1 qershorit në Londër./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!