Vllaznia/ Nuk ekzistojnë çështje bllokuese, realizojmë objektivët

Në prag të takimit të kthimit për turin gjysmëfinal të Kupës së Shqipërisë (ndaj Egnatias të mërkurën ora 18:00), klubi Vllaznia ka mësuar përmes shtypit se klubi i tyre figuron i bllokuar nga FIFA.

Menjëherë klubi shkodran ka reaguar duke hedhur poshtë gjithë atë që i është servirur lexuesit sportiv.

Reagim:

Klubi i Futbollit Vllaznia është informuar sot në lidhje me disa lajme të përhapura në disa media për bllokimin e merkatos të saj. KF Vllaznia sqaron opinonin publik me përgjjegjësi të plotë se nuk ka asnjë çështje të asnjë lojtari që është apo ka qënë në marëdhënie kontraktuale si dhe nuk ka asnjë vendim në fuqi të organeve të drejtësisë sportive që imponojnë bllokimin e merkatos së KF Vllaznia.

Këtë gjë e tregon më së miri edhe fotoja bashkëngjitur që tregon sistemin e transferimit të futbollistëve ku nuk ka asnjë penalitet për KF Vllaznia.Duke qënë të ndërgjegjshëm se lufta per arritjen e objektivave sportive nuk zhvillohet vetëm në fushën e blertë, garantojmë sportdashësit tonë të zjarrtë kudo ku ndodhen se me përkushtim dhe profesionalizëm jemi të vendosur të përballemi me dinjitet ndaj çdo sfide!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!