Asllani pas triumfit: Ende se besoj se jemi kampionë

Në festën e zikaltërve pas fitimit të titullit duke kapur yllin e dytë (20 tituj) , Kristjan Asllani mesfushori kuqezi, kampion me Interin nënvizon peshën e fitores në derbi.

“Ne jemi vërtet të lumtur, nuk ka fjalë. Si tifoz i Interit, nuk mund të kërkoja asgjë më të mirë – shpjegoi ai për DAZN – Jemi të lumtur, edhe sot ishim me ndeshje jashtë, por kishte shumë tifozë.

Ndoshta nuk e kam kuptuar ende këtë trofe, do të shohim nesër në mëngjes.” “Fitorja në derbi mbase ka më shumë rëndësi. Ne e donim kampionatin, ia dolëm. Tani le të vazhdojmë përpara”, përfundoi ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!