Dy supersfida, mbrëmja e Champions përfshin Siti, Real, Bajern dhe Arseanl

Dy ndeshjet e kthimit të ditës së sotme për çerkefinalet e Ligës së Kampionëve pritet të mbajë peshë atmosferën e mbrëmjes.

Kryesfida mbetet ajo e parashikuar për t’u luajtur në ‘Etihad’ midis Mançester Sitit dhe Realit të Madridit prej së cilës do të zbulohet gjysmëfinalistja e radhës. Kjo ndeshje e (3-3) e vajtjes, do të gjykohet nga italiani Daniele Orsato.

Ndërkaq në Mynih, Bajerni vendas ka një superprovë me Arsenalin e Londrës. Edhe kjo ndeshje e kthimit mes dy shkollave të futbollit në kontinent niset pas barazimit 2-2 të ndeshjes së parë.

Dani Makelie, holandezi që arbitëroi Shqipëri- Republika Çeke (3-0) në kualifikueset e europianit për grupin e Shqipërisë, është caktuar nga UEFA për të drejtuar këtë sfidë.

Sakaq dje PSG dhe Borusia Dortmund siguruan kalimin në turin gjysmëfinal të Champions League 2023.2024./Sportiim.al/

Çerekfinale (kthim, në kllapa ndeshjet e para)

21:00

Mançester Siti- Real (3-3)

Bajern Mynih- Arsenal (2-2)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!