Përmbysjet e mëdha, PSG e Dortmund në gjysmëfinale

Janë përcaktuar dy skuadrat e para gjysmëfinaliste të Ligës së Kampionëve për edicionin futbollistik 2023/2024. Ata janë Borusia Dortmund dhe PSG.

Edhe këtë mbrëmje ‘shou’ në përballjet e kthimit çerekfinale nuk ka munguar ndërsa dy skuadrat më pak të favorizuara nga sfidat e para, i’a kanë dalë të përmbysin shifrat dhe…parashikimet.

‘Iduna Park’, Dortmund i Terziç “theu” fortesën e Atletiko Madrid me shifrat 4-2 dhe me rezultatin e përgjithëshëm 5-4 kaloi në gjysmëfinale.

Situatë analoge edhe në Barcelonë ndërsa PSG bën “shkrumb e hi” blaugranët e teknikut Ksavi Hernandez.

Ndonëse Barça kaloi e para përpara, një karton i kuq për Araujo që në të 29′-ën prishi ekuilibrat në fushë e për më tepër i dha ‘krahë’ formacionit mik të shënojë njëri pas tjetërit 4 gola (dy nga Mbape). Rezultati i përgjithëshëm 4-6.

Dortmund– Atletiko Madrid 4-2 (1-2 ndeshja e parë)

Barcelona- PSG 1-4 (3-2 ndeshja e parë)/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!