Promovohet Byils, beteja e fundtabelës vijon

Kanë përfunduar tre sfidat e javës së 29-të të Kategorisë së Parë me Bylisin që tashmë riktheht zyrtarisht në elitë. Ballshiotët konfirmuan gjithçka me fitoren 3-2 ndaj Korabit në shtëpi.
Fitore e thellë e Luzit 2008 ndaj Lushnjes në shifrat 4-0, teksa Tomorit i mjafton një gol për të kaluar Burrelin pas 8 javëve pa fitore edhe pse 3 pikët nuk i shpëtojnë beratasit nga vendi i fundit.
Sakaq, në mbrëmje edhe Elbasani mund të festojë ngjitjen në Superiore nç rast fitoreje ose barazimi përballë Apolonisë. Gjithçka për t’u vulosur në 19:00.
Kategoria e Parë, Java 29:
Bylis – Korabi 3-2
Luzi 2008 – Lushnja 4-0
Tomori – Burreli 1-0
Besa-Kastrioti 3-2 (luajtur të dielën)