E rrallë, derbi i Bundesligës 2 në ‘shtetrrethim’

Masa të rrepta organizative për derbin që sezonin e kaluar prodhoi dhunë e të plagosur. Braunshveig-Hanover blindohet me polici të shtuar për të evituar trazirat.

Të dielën e ardhshme, në lindje të Hanoverit, rreth 1000 policë do të vendosen për të garantuar sigurinë e derbit të nxehtë të Bundesligës së 2-të gjermane, mes Eintraht Braunshveig dhe Hanover 96.

“Ne do të mbështetemi nga agjencitë e zbatimit të ligjit nga shtetet e tjera si Turingia dhe Hese, si dhe nga policia federale,” tha Uve Lange, kreu i operacioneve për departamentin e policisë Braunshveig.

Për shkak të rivalitetit të madh mes tifozëve respektivë, derbi i Sasonisë së Ulët mes Eintraht Braunshveig dhe Hannover 96, konsiderohet si një nga ndeshjet më të rrezikshme në futbollin profesionist gjerman.

Gjatë ndeshjes së parë të nëntorit të kaluar në Hannover, tifozët e Braunshveig shkaktuan rreth 150,000 euro dëme në stadium. Më tej, një punonjës policie ka mbetur i plagosur rëndë nga një përleshje që ka ndodhur në sektorin e miqve.

Praktikisht vendasit me 6 javë nga fundi, luajnë shanset për të evituar rënjën në Ligën 3 ndërsa ekipi i ish kapitenit të saj Altin Lala për t’u ngjitur në Bundesligë./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!