Verstapen sërish lider në Suzuka

Suksesi i tretë i sezonit për holandezin dhe një tjetër dyshe për Red Bull, i cili gjithashtu vendosi Perez-in në podium përpara numrit 55 të Karlos Sainz.

Maks Verstapen shfaqet i zakonshëm teksa fiton GP-në e Japonisë, raundin e katërt të F1 të botërorit 2024.

Në Suzuka, në një garë me një start të dyfishtë pas flamurit të kuq të menjëhershëm për aksidentin që përfshin Riçiardo dhe Albon në kthesën 3, holandezi mori me vete suksesin e tij të tretë sezonal.

Fill pas tij mbërriti piloti tjetër i Red Bull Serxhio Perez ndërkohë që një vend në podium i takoi Ferrarit të Karlos Sainz. Madje duke i’a rrëmbyer këtë vend një tjetre makine të SF-24 (Sharles Leklerk).

Garë e vështirë për Luis Hamilton, i cili pasi la të kalonte Rasëll (i 7-ti) u kalua shumë herë përpara se të përfundonte i nënti.

Immagine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!