Ferrari dominon në Australi me dy makina…

Çmimi i Madh i Australisë në Formula 1 i takoi spanjollit të Karlos Sainz teksa me Ferrari fitoi garën e tretë të Botërorit 2024.
E gjitha pasi Maks Verstapen me Red Bull, parashikuar favorit doli nga gara pasi makina e tij u përfshi në flakë.
Në vendin e dytë erdhi Sharls Leklerk po me Ferrari, duke bërë që dy makinat kokëkuqe të kapin dy vendet e para.
Në podium u ngjit edhe makina McLaren e Lando Norris ndërsa Piastri u radhit i 4-ti e Serxhio Perez i pesti.
Ky është triumfi i tretë në karrierë për Sainz, në një garë që e dominoi nga xhiro e parë deri tek e fundit. Gara u mbyll nën regjimin e makinës virtuale të sigurisë, pas aksidentit të Rasell në xhiron e fundit.
Një garë për t’u harruar për Mercedes, pasi edhe Hamilton u tërhoq nga gara për shkaqe teknike.