Teuta pret Laçin, një ‘klasike’ luhet në ‘Air Albania’
Shehi para sfidës me Vllazninë: “Ndaj Vllaznisë është një ndeshje e rëndësishme, por jo vendimtare që mund të na fusë në trysni”.
Me duelin Kukësi- Dinamo (15:00) nisi java e 30-të Abissnet Superiore. Në fakt veçmas këtij dueli kjo javë luan sot dhe dy supersfida të tjera.
Në ‘Niko Dovana’ me fillim orën 18:00, Teuta përballet me Laçin në duelin e katërt sezonal. Po sot por në orën 20:00 takimi i madh i javës teksa në ‘Air Albania Stadium’, ndeshën Partizani dhe Vllaznia.
Java mbyllet nesër me dy takimet: Erzeni- Egnatia në ‘Kompleksin Partizani” (18:00) dhe Skënderbeu- Tirana po në orën 18:00.
Teuta- Laçi 18:00
Në Durrës, skuadra e Edi Martinit pritet të bëjë autokritikë jo vetëm për humbjen e javës së kaluar me Dinamon (supergoli i Denison në 90+3) por dhe për të kapur këtë edicion së paku një fitore me bardhezinjtë (një fitore e Laçit 6-1 në start dhe më pas dy barazime 1-1, janë tri sfidat e luajtura). Te të dy kampet nuk raportohen mungesa.
Partizani- Vllaznia 20:00
Dy skuadra plot histori përballë në duelin e parashikuar të zhvillohet në Air Albania. Ecuria e Partizanit në dy javët e fundit ka njohur një humbje dhe një barazim ndaj për të qëndruar i sigurtë te zona Final Four’ lipse të kalojë pikërisht shkodranët që nga ana e tyre janë 3 pikë më shumë se të kuqtë në vendin e 2-të.
Shehi foli për rëndësinë e këtij dueli teksa mes të tjerave tha:”Një ndeshje përballë një rivali direkt, duke parë që distanca është vetëm 3 pikë. Kërkojmë të bëjmë maksimumin, kjo pasi edhe pak ndeshje kanë mbetur për t’u luajtur. Kjo periudhë përkon edhe me përballje direkte të ekipeve rivale. Mendoj që ndaj Vllaznisë është një ndeshje e rëndësishme, por jo vendimtare që mund të na fusë në trysni”.
Në kahun tjetër Qatip Osmani ka pak dilema për të zgjidhur pasi të gjithë janë në dispozicion. I vetmi dyshim lidhet me situatën e mbrojtësit Geralb Smajli.
Java kompletohet nesër me takimet Erzani- Egnatia dhe Skënderbeu- Tirana.