Vandalizmi/ Degjeneron futbolli në Kroaci, Hajduk rrezikon rëndë

  • Një pjesë e tifozëve në tribunën veriore, çanë rrethimin dhe hynë në fushë. Ndërhyn policia.
  • Trazira dhe situata të frikshme në tribuna, me vandalizimin e zbritur në fushë gjatë Hajduk- Dinamo Zagreb. Pritet një dënim i rëndë për Hajdukun e Splitit, i cili në përballjen e mbrëmshme për gjysmëfinale të Kupës, u mund 0-1.

Është e qartë se klubi i Splitit do të dënohet me të paktën një gjobë dhe është e sigurt që dënimi do të jetë ndoshta një tribunë veriore bosh, apo një stadium i tëri bosh.

Ndeshjet e luajtura në HNL (kampionati kroat) janë në kompetencë të gjyqtarit disiplinor Alan Klakoçer, duke qenë se është ndeshje Kupe, këtë herë në krye është Komisioni Disiplinor i HNS, president i të cilit është Marko Smolek.

Kujtojmë se pasi Hajduk u mposht nga Dinamo për herë të dytë brenda tre ditësh (0-1 në të dy rastet), kësaj radhe në gjysmëfinalen e Kupës së Kroacisë, një pjesë e njerëzve në tribunën veriore, çanë gardhin dhe hynë në fushë.

Ata janë nisur me synimin për t’u marrë me Bad Blue Boys, por gjithçka është penguar nga policia e ndërhyrjes që i ka larguar.

Pasi u kthyen në tribunë, ata filluan të hedhin në drejtim të policisë gjithçka që u binte në dorë. Në fushë fluturonin karrige, gotat e birrës, dhe gjithëçka gjëndej në dorën e tyre. Pamjet e servirura nga ‘X’ janë të frikshme. /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!