Silva nuk e do Brojën, në Londër derbi Uest Hem- Totenhem

Kampionati më spektakolar në glob luan sot 5 nga ndeshjet e javës së 31-të. Bëhët fjalë për kampionatin anglez të emërtuar Premier League. Në fushë do të jenë duelet;

Notingham Forest- Fuhlem, Njukasëll- Everton, Buornemuth- Kristal Palasë, Bërnli- Uolves dhe derbi i Londrës Uest Hem- Totenhem.

Për t’u parë nëse sot Marko Silva do ti japë mundësi sulmuesit shqiptar Armando Broja. Në fakt trajneri i Fulhem ka deklaruar se sulmuesi kuqezi e ka të vështirë të gjëjë hapësirë te skuadra e tij pasi tha se sulmuesit e tjerë janë më produktivë.

Një arsye më shumë për të besuar se Broja zgjodhi ‘gabim’ në janar lidhet me shphegimin që bëri tekniku portugez në konferencë para sfidës me Notingham Forest se lojtari nuk dihet nëse do të mbetet (blihet kartoni) në sezonin e ri te Fulhem.

Sakaq me mjaft interes pritet dueli Uest Hem- Totenhem.

Java e 31-të

Notingham Forest- Fuhlem 20:30

Njukasëll- Everton 20:30

Buornemuth- Kristal Palasë 20:45

Bërnli- Uolves 20:45

Uest Hem- Totenhem 21:15/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!