Laçi pret Partizanin, Dinamo punë me Skënderbeun në Durrës

Për t’u mbyllur java e 29-të e Superiores, do duhet të zhvillohen dhe dy takimet e fundit të saj. Ata janë; Laçi-Partizani në 15:00 dhe Dinamo- Skënderbeu në orën 18:00. Për t’i lënë më pas në mesjavë radhën dy gjysmëfinaleve të Kupës së Shqipërisë (Kukësi- Tirana dhe Egnatia- Vllaznia).

Zhvillimet e djeshme të kësaj xhiroje sollën ndalesën e Vllaznisë nga Erzeni dhe humbjen e Tiranës në ‘Air Albania’ nga Teuta. Më herët Egnatia kaloi Kukësin 1-0.

Të gjitha këto shifra duket se kanë ndyshuar përqasjen e skuadrave të fundit. Teutën ka lënë prapa kurbinasit dhe tashmë po tenton të arrijë zonën ‘Final Four’ (Teuta ka një ndeshje për të rekuepruar më 3 prill me Dinamon).

Ndërkaq me Laçin e përfshirë te zona play out (vendi i tetë) sfida e sotme me Partizanin e vendit të tretë bëhët vendimtare. Bardhezinjtë po kalojnë situatën më të vështirë që kur janë kthyer në Superiore në vitin e largët 2009 teksa në timon kishte pikërisht Edi Martinin. Kurbinasit nga fitorja e fundit me Partizanin në ‘Kompleksin Partizani’ 1-2 nuk kanë marrë kurrë tri pikë në kampionat.

Ndërkohë te kampionët e Shqipërisë në fuqi situata duket më e qetë. Humbja e fundit e të kuqëve me Teutën javën e kaluar (xhiro e 28-të) e ka stepur disi. Sidoqoftë barazimi i Vllaznisë por dhe humbja e Tiranës dje, në pamje të parë, largojnë presionin te kampi i Orges Shehit.

Në 18:00 ndeshja e ‘Niko Dovana’-s ndërmjet Dinamo Sitit dhe Skënderbeut. Këtu kartat janë të hapura për vetë faktin se skuadrat luajnë për një vend lart te zona 4.

Blutë kanë tri javë pa fitore duke bërë regres kur ishin kërcënues për ekipet e kreut ndërsa Skënderbeu vijon të luajë bukur e të kalojë skuadra që në letër janë më të formatuara se ata.

Suksesi i fundit i bardhekuqëve ndaj Egnatias tregon më së miri fuqinë e grupit të trajnerit Ivan Gvozdenoviç.

Java e 29:

Sot:

Laçi- Partizani 15:00

Dinamo- Skënderbeu 18:00 (në Durrës)

Luajtur të premten:

Egnatia- Kukësi 1-0

Tirana- Teuta 1-2

Vllaznia- Erezni 1-1

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!