Shqipëria humbet testin e dytë, Suedia kalon me një gol

Miqësore në Solna
Suedi – Shqipëri 1-0 (Nilson 62′)

Një tjetër ndeshje test për Shqipërinë ishte ajo e sotmja ndaj Suedisë. Pas humbjes zhgënjyese me Kilin, kuqezinjtë sollën një tjetër frymë në miqësoren e radhës edhe pse përfundimi ishte sërish një humbje.

U mbyll pa gola pjesa e parë por jo pa raste nga të dyja kampet. Nisën me shkëndijat e para suedezët e më pas kuqezinjtë u përgjigjën me Brojën, protagonist i sfidës së sotme, ashtu si dhe Strakosha në disa raste. Sulmuesi gjeti rrjetën e Olsen por në pozicion të parregullt duke mos festuar dot këtë gol.

Në të dytën Strakosha u mposht nga Nilson por ekipi i Silvinjos nuk ndali përpjekjet. Shumë raste të shpërdoruara me këmbënguljen në “Friends Arena”, por asgjë më shumë me sfidën që mbyllet në favor të vendasve 1-0.

Dy humbje për kuqezinjtë në miqësoret e marsit para Europianit që ka filluar numërimin mbrapsht, por me anën pozitive që solli reagimi nga ndeshja e shkuar./Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!