E rrallë/ Luka Modriç ‘përkëdhel’ topin te Piramidat në Egjipt

sportiim2

Kapiteni i Real Madridit, Luka Modriç dhe bashkëlojtarët e tij kroatë po kalojnë një kohë të mirë te Piramidat në Egjipt. ‘Topi i Artë’ 2018 është filmuar duke kryer një lojë mbi rërë teksa në sfond duken Piramidat, simboli i madh i Egjiptit.

Në fakt Kroacia, rivali i Shqipërisë në Grupin B të europianit të Gjermanisë po zhvillon në Kajro turneun miqësor emërtuar ACUD Cup. Pas ndeshjes me Tunizinë të martën skuadra e Daliç do të përballet me vendasit e Egjiptit të Salah.

Diçka speciale për mesfushorin kroat të Realit. Luka Modriç luajti ndaj Tunizisë ndeshjen e tij të 173-të për Kroacinë, duke e bërë atë lojtarin e 15-të me më shumë ndeshje ndërkombëtare në historinë e futbollit. Ai tani ka vetëm katër ndeshje për t’u futur në top 10./Sportiim.al

👋🏼🇪🇬 Real Madrid captain Luka Modrić and his Croatian teammates having a good time the Pyramids in Egypt!

— Pan-Africa Football (@PanAfricaFooty)pic.twitter.com/4lltU4wmdOMarch 24, 2024

?>