Problemet në Spanjë, rrezikohet organizimi i Botërorit 2030

Projektuar logoja e Botërorit 2030, Spanja, Portugalia dhe Maroku rrezikojnë organizimin e turneut të FIFA-s.

Botërori 2030, me Spanjën që do të organizojë bashkë me Marokun dhe Portugalinë është në rrezik. E gjitha pas operacionit të policisë me kontrolle në selinë e Federatës së Futbollit të Spanjës dje teksa u ekzekutuan 7 arrestime, përfshirë drejtuesit e RFEF.

Këtë e raportojnë mediat iberike, pasi kandidatura mesdhetare për organizimin e Kupës së Botës do të duhet të ratifikohet në dhjetor 2024. Dhe “RFEF do të duhet të japë shpjegime për të siguruar integritet dhe unitet me organet e tjera organizative”, shkruan 20 Minutos.

Ndërkohë, mbrojtja e ish-presidentit Luis Rubiales ka siguruar që ish-presidenti i Federatës së Futbollit, aktualisht jashtë vendit në Republikën Domenikane, do të kthehet në Spanjë më 6 prill, për t’u vënë plotësisht në dispozicion të autoritetit gjyqësor. Ky është materiali i dërguar gjyqtarit hetues të çështjes së gjykatës Majadahonda (Madrid) të cituar nga agjencia Efe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!