Kili fokuson 11-ën ndaj Shqipërisë
Trajneri i Kilit, argjentinasi Rikardo Gareka, pak ditë më parë shpalli listën e tij të parë të lojtarëve që nga ardhja në stolin e Kombëtares.
66 vjeçari shpjegoi në një konferencë shtypi listën, rëndësinë e testeve dhe shtoi se kishte marrë kombëtaren për t’i dhënë rezultatet më të mira të mundëshme.
Amerikano jugorët luajnë nesër kundër Shqipërisë në ‘Tardini’ (Itali) dhe Francës (26 mars ‘Velodrome’).
Si pritet të luajë Kili ndaj Shqipërisë?
Në portë; Klaudio Bravo. Në mbrojtje; Gabriel Suazo, Paolo Diaz , Igor Liçnovski, Mauricio Isla. Përpara tyre Rodrigo Eçeverria. Dariu Osorio majtas dhe Viktor Davila djathtas. Marselino Nunes pas dy sulmuesëve Aleksis Sançez dhe Eduardo Vargas.
Lista paraprake e Kilit :
Brajan Kortes, Klaudio Bravo, Gabriel Arias; Guilermo Maripan, Paolo Vijas, Igor Liçnovski, Matias Katalan, Mauricio Isla, Nikola Fernandez, Gabriel Suazo, Tomas Galdames, Erik Pulgar, Rodrigo Eçeveria, Marselino Nunes, Havier Altimirano, Sesar Peres, Dario Osoriu, Kristian Zavala, Diego Valdes, Karlos Palacios, Viktor Davila, Markos Bolados, Aleksis Sançez, Eduardo Vargas./Sportiim.al/