Kupa e Botës/ Trazirat në Meksikë, Gjermania kërkon garanci
Trazirat e fundit në Meksikë, një nga vendet që do të presë Kupën e Botës 2026 kanë shqetësuar kombëtare të caktuara. Gjermanët kanë ngritur zërin fillimisht teksa Kristof Plos, koordinator i turizmit për qeverinë gjermane, i ka kërkuar FIFA-s garanci sigurie. “FIFA, në bashkëpunim me qeveritë e Kanadasë, Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës, duhet të sigurojë që tifozët të mos jenë në rrezik dhe që vendet pritëse të zbatojnë rregulloret e sigurisë”, tha politikani i CDU-së për gazetën Handelsblatt.
Meksika ka përjetuar një valë dhune në ditët e fundit pas vrasjes së trafikantit famëkeq të drogës Nemesio “El Mencho” Oseguera Cervantes në një operacion ushtarak. Trazirat kanë shpërthyer në 20 nga 32 shtetet, me metropolin e Guadalajarës, qytetin pritës të Kupës së Botës, veçanërisht të prekur.
Gjermania fillimisht do të luajë tre ndeshjet e saj të grupeve në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada, por rruga e turneut mund të kalojë më pas nëpër Meksikë. Plos theksoi se “mbrojtja e turistëve gjermanë” është një “prioritet shumë i lartë” për qeverinë gjermane. Situata në vendet pritëse do të “monitorohet vazhdimisht” dhe udhëtarët do të informohen rregullisht. “Turistët që dëshirojnë të udhëtojnë për në Kupën e Botës mund të gjejnë informacion paraprak në faqen e internetit të Ministrisë së Jashtme”, tha Plos.
Ndërkohë Presidentja meksikane Klaudia Sheinbaum siguroi publikun sot se nuk do të ketë “asnjë rrezik” për tifozët dhe se “të gjitha garancitë e nevojshme të sigurisë” do të ishin në vend për të siguruar që Guadalajara të mund të presë ndeshjet e Kupës së Botës sipas planit./Sportiim.al/
