Liverpul-Siti ndalet në barazim, ‘Reds’ ndihen të vjedhur
Beteja emocionuese për më tepër me ritëm të jashtëzakonshëm ndërmjet dy skuadrave më të mira të momentit në Premier League (28) mbyllet pa fitues 1-1.
Në penallti e paakorduar për Liverpul në fund dhe një situatë e agravuar De Brynje- Guardiola (pas ndërrimit), pikat kulmore të superduelit në Angli.
Xhon Stones në minutën e 24-të falë një asisti të De Bryjne i dha avntazhin skuadrës së Pep Guardiolën ndëra në të dytën Darvin Nunjez fitoi penallti pas një ndërhyrje të gabuar nga portieri Ederson. Barazimi erdhi nga këmba e MekAlister (50′) duke rikthyer baraspeshën.
Megjithatë Reds’ vijuan të ushtronin presion të madh te porta e Qytetarëve me Luiz Dias i cili pati disa topa gol në këmbë (nën sytë e babait të tij në tibunë) por dhe të tjetrë protagonistë të formacionit të jurgen Klop.
Pas këtij barazimit, Liverpuli renditet në vendin e parë me 64 pikë (së bashku me Arsenal) teksa Siti në të tretin me 63 pikë.