Mbape kualifikon PSG-në, Kejn Bajernin e Mynihut

PSG-ja sikundër dhe në ndeshjen e parë në Paris, mundi Real Sociedadin 1-2 dhe kalon në çerekefinale të Ligës së Kampionëve. Heroi i mbrëmjes Kilian Mbape, që falë dopietës së tij vendosi fatet e kuaifikimit të ekipit të drejtuar nga Luis Enrike.  

Ndërkohë ndeshja tjetër e luajtur mes Bajernit të Mynihut dhe Lacios pati vetëm një kah. Bavarezët triumfuan 3-0 duke përmbysur humbjen e ndeshjes së vajtjes 1-0 e marrë biletën për në fazën çerekfinale.

Edhe këtu pati një ‘yll’, ai ishte Herri Kejn teksa shënoi 2 nga tre golat e ekipit të Tuhel. Goli i tretë i takoi veteranit Tomas Myler.

Champions:

Real Sociedad- PSG 1-2 (0-2)

Bajern- Lacio 3-0 (0-1)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!