Kukësi nxjerr “Ar”, Partizani jashtë…Kupe
Kupa e Shqipërisë, çerekfinale: Partizani- Kukësi 0-1 (1-1) Penallti: 3-5
Me një supergol të Hasajt në të 21-ën Kukësi mund Partizanin 0-1 në ndeshjen e kthimit të turit çerekfinal të Kupës së Shqipërisë për edicionin 2023-2024.
E gjitha ngjau këtë mbrëmje në Kompleksin Partizani me të kuqtë që nisur nga fitorja e ndeshjes së parë 0-1 u duk se do ta kishin të lehtë gjysmëfinalen e sotme. Me dy herë nga 15 minuta shtesa nuk prodhoi asgjë duke e lënë biletën e kualifikimit loterisë së penalltive.
Në këtë tregues Kukësi i devollit u tregua tërësisht i saktë duke realizuar 5 goditje ndërsa portieri Tafas ndali penalltinë e Atanaskoskit.
Kështu verilindorët i bashkohen Egnatias në gjysmëfinale ndërsa nesër dy biletat e fundit te Tirana- teuta dhe Vllaznia- Erzeni.